Transmetuar më 28-03-2020, 11:41

Biznesmeni homoseksual nga Tepelena, Elton Ilirjani ka deklaruar se është infektuar me koronavirus dhe përjetoi simptomat për 12 ditë.

Në një komunikim live nga shtëpia e tij në Nju Jork për emisionin ‘Ftesë në 5’, bëri të ditur se përjetoi dhimbje dyti, temperaturë, kollë dhe dhimbje trupi.

“Filloi me një ngacmim në fyt, ishte një gudulisje e lehtë. Të nesërmen filloi një dhimbje fyti. Po atë ditë në pasdite filloi një temperaturë, që shkoi 38-38 e gjysmë. U lidha me doktorin dhe menjëherë dyshuan për koronavirus. Filloi më pas kolla, një kollë e fuqishme. Dy netë pa gjumë me një dhimbje të madhe në mushkëri dhe dhimbje trupi”, tha Ilirjani.

Biznesmeni sqaroi se u këshilla me mjekun dhe u kurua në shtëpi.

“Me sugjerimin e doktorit pija aspirina dhe e shoqëroja me shumë vitamina C. Ndërkohë merrja edhe shurup për kollën, se ishte një kollë e fuqishme që më jepte djegie në mushkëri”, theksoi Ilirjani./a.m/noa.al