Transmetuar më 28-03-2020, 11:35

Shkrimtari i njohur Albatros Rexhaj, publikoi sot këtë foto ku shihen qartë radhë të gjata dhe njerëz që rrijnë shumë pranë njëri-tjetrit për të paguar faturat  e Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Në këtë pikë pagesash të UKT që varet direkt nga bashkia, siç e shihni nuk ka nga stafi asnjë masë sigurie për distancën të paktën një metër duke provokuar kështu shanset për të përhapur infeksionin e koronavirusit.

Ndërsa publikohet kjo foto, vijnë dhe reagimet e qytetarëve.

"Ne Kosove jane pezulluar deri ne fund te prillit keto pagesa, e sigurisht qe do te ishte nje arsye me pak qe njerezit te mos dalin nga shtepite e tyre po te shtyheshin keto pagesa per nje kohë", thotë qytetari F.S.

E pra, siç shihet, Kosova ka marrë masë konkrete për mbrojtjen e qytetarëve. Kurse në Shqipëri duket se shtetarët kujdesen vetëm të mbushin arkat e shtetit me lekë pa ua ndjerë për pasojat e rrezikshme. /noa.al/