Transmetuar më 28-03-2020, 11:14

Një tjetër person ka ndërruar jetë në Greqi duke çuar në 29 numrin total të viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 74 raste të reja me koronavirus dhe gjithsej janë 966 të infektuar.

66 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët 65 persona janë të intubuar. Viktima e fundit ishte 70-vjeçar që u shtrua në spital në Kastoria në mëngjesin e së shtunës, njofton Zougla.

Ky është personi i katërt nga rajoni i Kastoria që humbi jetën nga koronavirusi. Ministri i Shëndetësisë në Greqi ka njoftuar se 86% e pacientëve janë burra me sëmundje themelore.

Nga të vdekurit, 24 janë burra dhe 5 janë gra. 89% e viktimave vuanin nga sëmundja të tjera ose ishin mbi 70 vjeç.

Në total, deri më tani janë kryer 13,477 teste diagnostikuese për të gjurmuar pacientët e infektuar./a.m/noa.al