Transmetuar më 28-03-2020, 09:29

Shqipëria ka anuluar të gjitha fluturimet për në Amerikë deri në një njoftim të dytë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria.

Në një njoftim të bërë publik, Ambasada e ShBA në Tiranë i bën thirrje qytetarëve amerikanë që dëshirojnë të largohen nga Shqipëria, të kontaktojnë menjëherë [email protected] me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të të infektuarve në nivel global.

Deri tani, janë konfirmuar 104,256 të infektuar dhe 1,704 viktima në ShBA. Ndërsa Italia është vendi me më shumë viktima në botë, shifrat janë cdo ditë e më tronditëse./a.m/noa.al