Transmetuar më 28-03-2020, 09:18

Një kompani laboratorike ka marrë aprovimin e qeverisë për të sjellë testin e koronavirusit që sjell rezultatet brenda pak minutave.

Kompania Abott, me bazë në Lake Bluff, Illinois, tha se testi mund të përdoret në zyrat e fizikantëve, për klinikat e kujdesit urgjent si dhe për spitalet.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të të infektuarve dhe spitalet e kanë të vështirë të menaxhojnë situatën pasi testet aktuale duan disa orë që të japin përgjigje.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave dha miratimin në bazë të Autorizimit të Përdorimit të Urgjencës(FDA).

Abbott tha në një deklaratë se planifikon të fillojë shpërndarjen e testit javën e ardhshme dhe do të sjellë deri në 50,000 teste në ditë.

"Ky është një hap i rëndësishëm. Ju mund të merrni një rezultat pozitiv në pesë minuta dhe një rezultat negativ në 13 minuta," tha John Frels, nënkryetar i kërkimit dhe zhvillimit në Abbott, në një intervistë për Reuters.

Testi do të zhvillohet në platformën ID TANE të Abbott. Ky është testi i dytë që do të aprovohet nga FDA për përdorim në zyrat e mjekëve dhe mjediset e tjera të kujdesit shëndetësor të komunitetit dhe të sigurojë menjëherë rezultatet për pacientët./a.m/noa.al