Transmetuar më 28-03-2020, 08:50

Turqia ka marrë masa të reja për luftën ndaj koronavirusit duke ndaluar udhëtimet për 30 qytete si dhe duke anuluar të gjithë fluturimet ndërkombëtare.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan tha se kësaj lufte i vjen fundi vetëm nëse zbatohen masat.

"Shpresojmë se mund ta kapërcejmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, shpresojmë të zbatojmë të gjitha këto masa në mënyrë të përpiktë. Le të ndjekim rregullat së bashku dhe të dëgjojmë paralajmërimet", tha Erdogan, raporton CNN Turk.

Presidenti theksoi se janë marrë të gjitha masat për të mos ndaluar prodhimin dhe eskportet në vend.

"Ne nuk kemi asnjë mungesë të ilaçeve dhe ushqimeve. Të dy zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit po funksionojnë pa probleme", tha presidenti turk në deklaratën për shtyp në kuadër të situatë së shkaktuar nga Covid-19.

Duke shprehur se duhet durim dhe sakrificë, Erdogan tha:

"Çdo hap që bëjmë me kujdes dhe durim pa kompromis dhe panik do të na largojë pak nga ky kërcënim. Për të ardhmen e vetes dhe fëmijëve tanë, ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe ndiqni me kujdes masat e shpallura nga institucionet tona".

Deri tani, Turqia ka konfirmuar 5,698 të infektuar, nga të cilët kanë ndërruar jetë 92 persona./a.m/noa.al