Transmetuar më 28-03-2020, 02:41

Nga Dr. Shefqet Deliallisi – Mjek, ish prefekt i qarkut Elbasan

Me origjinë nga Kina shpërtheu pandemia e Gripi Aziatik në vitin 1957, prej së cilës vdiqën 2 milion njerëz dhe 1 miliard u infektuan.

Me origjinë nga Kina shpërtheu dhe pandemia e gripit Hong Kong në vitin 1968, që shkaktoi rreth 1 milion të vdekur dhe më shumë se 250 milion të infektuar.

Në atë kohë me shpoti thuhej: “Kur Mao Ce Duni tështin në Kinë gjithë bota sëmuret.”

Dhe historia vazhdon…

Me origjinë nga Kina shpërtheu edhe epidemia SARSI-t në 2002 (nga provinca Guangdong).

Me origjinë nga Kina shpërtheu dhe pandemia e fundit, COViD-19…

Pse viruset ”i bien nga Kina” për t’u shpërndarë në gjithë botën?

Pse viruset vijne nga Kina? Kina para se të paraqitet si pjesë e zgjidhjes së problemit me ndihmat e saj, duhet ta konsderojë veten pjesë kryesore të problemit.

Sigurisht që s’është rastësi që këto epidemi janë përhapur nga Kina.

PANDEMIA KOVID-19

ÇFARË DUHEJ TË KISHIM BËRË MË MIRË ?

Përgjigje pyetjes që një mjeku Italian në Milano, i bën kolegu dhe miku i tij në San Francisko…

Profesor David Granet, San Diego, Ju më pyesni : "Maks, nëse mund të ktheheshit pas, dhe të ndryshosh gjërat, çfarë do të kishit bërë ndryshe? "

Para se të përgjigjem po bëj pak histori.

1918. Gripi Spanjoll. Pesëdhjetë milion njerëz vdiqën, nuk ka konsensus për origjinën e tij. Qeveria italiane u kërkoi njerëzve në atë kohë të përdorin maska dhe mos grumbulloheshin. Një dukuri interesante u vu re: "Në një kamp ushtarak, të luftës së Parë Botrore ku ishte përhapur epidemia, mjaftoi zgjerimi i tokës së pushtuar nga trupat, që duke u zmadhuar hapsira të zvogëlohej qëndrimi në turma i ushtarëve, dhe sëmundja të shuhej plotësisht".

1957. Gripi Aziatik. Dy milion njerëz vdiqën dhe 1 miliard u infektuan. Atë 17 Prill, New York Times përshkroi goditjen e kolonisë Britanike të Hong Kongut: “Shtypi popullor raporton se rreth 250,000 banorë kanë marrë trajtim. … Mijëra pacientë janë duke pritur për trajtim në rradhë të gjata, shumë gra mbajnë fëmijë… " Babai im, atëherë 13 vjeç, ishte infektuargjithashtu. Por, natyrisht, mbijetoi – përndryshe kjo pjesë nuk do të ishte shkruar kurrë.

1968. Gripi Hong Kong. Rreth 1 milion të vdekur dhe më shumë se 250 milion të infektuar. Por pak raporte kishte në gazeta nëpër botë. Këto pandemi (ndoshta veç gripit spanjoll në 1918) filluan në Kinë. Në atë kohë në vitin 1968, njerëzit thonin : "Kur Mao teshtit, bota sëmuret."

2020. COVID-19. Itali. Duke filluar nga 21 Shkurt (mbase) deri të Hënën: 27.980 të infektuar, 2.158 njerëz të vdekur, 2.749 të shëruar. Problemi është se 70% e rasteve janë të përqendruara vetëm në një rajon të vogël, Lombardi. Këto shifra duken të vogla krahasuar me pandemitë e mëparshme. Por ka diçka që numrat fshehin. Rreth 10% e të testuarve që rezultojnë pozitiv, kanë nevojë për kujdes intensiv. Megjithatë, sëmundja në rreth 50% të rasteve është asimptomatike. Pra, nëse do të testonim gjithë popullsinë, do të kishim një numër të madh pozitiv. Nëse do të testonim vetëm pacientë me simptoma të buta, do të kishim një numër më të ulët, dhe një numër edhe më i ulët nëse do të testonim vetëm pacientë me simptoma të moderuara. Pra, kur thuhet se 10% e pacientëve COVID-19 të Italisë janë në kujdes intensiv, kjo do të thotë 10% e pacientëve “pozitivë” me kujdes intensiv janë ata me simptoma të moderuar dhe të rënda – duke mos reflektuar shumë nga njerezit që kanë simptoma të buta ose aspak simtoma. Qëndrimi në një njësi të kujdesit intensiv (ICU) është rreth dy deri në tre javë për shkak të pneumonisë intersticiale për të cilën nuk ka trajtim specifik. Nëse dikush dëshironte ta shihte gotën si gjysmë të mbushur dhe jo gjysmë të zbrazët, ai mund të thoshte: "Epo, numrat nuk janë aq të larta!" Sidoqoftë, ata do të harronin një detaj: numrin e madh të rasteve për t’u pranuar në njesitë e kujdesit intensiv në një hapësirë të kufizuar kohe. Kjo e vë sistemin shëndetësor në krizë për shkak të mungesës së shtretërve dhe personelit të kualifikuar. Dhe meqenëse mjekët dhe infermierët sëmuren me COVID-19 (rreth 500 në zonën time), të gjithë specialistët, përfshirë okulistët, u kërkohet të ndihmojnë. Ndërkohë, qeveria rajonale po tregon një aftësi të madhe për të gjetur burime çdo ditë, përfshirë krijimin e një spitali të ri në një panair të Milanos.

Qeveria qendrore ka mbyllur shkolla, universitete, kinema, teatro, bare, pubet, restorante dhe u ka kërkuar njerëzve që të mos puthen ose përqafohen dhe të qëndrojnë të paktën një metër larg dhe të shmangin tubimet. A mjafton? Këtë do ta dimë pas rreth dy javëve. A mjafton? Ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër.

Unë buzëqesh me dhimbje kur dëgjoj politikanë në botë që ende e krahasojnë COVID-19 me një "ndikim të parëndësishëm". Zemërohem kur lexoj kryeministri britanik Boris Johnson i cili nuk do të mësojë nga historia e largët ose nga ajo e tanishme (Kina, Koreja e Jugut, Italia). Bota po ecën me shpejtësi sot, por viruset po ecin edhe më shpejt. Harrojeni epideminë e 1918.Sot ne jemi shumë më të ndërlidhur dhe të ndërvarur. Në vitin 2015, Bill Gates tha: "Kur isha një djalë i ri, katastrofa për të cilën u shqetësuam ishte lufta bërthamore. … Sot katastrofa më e madhe e mundshme nuk është më ajo. Nëse diçka vret 10 milion në dekadat e ardhshme, ka më shumë të ngjarë të jetë një virus shumë ngjitës. Jo raketat por mikrobet. "

Kjo është arsyeja pse unë shqetësohem për prindërit e mi, të cilët janë 76 dhe 75 vjeç dhe jetojnë në jug të Italisë, ku sistemi shëndetësor është i mirë, por nuk ka gjithçka që nevojitet për t’u marrë me një emergjencë serioze si Lombardia. Unë shqetësohem për sjelljen e virusit në shtëpi nga spitali dhe infektimin e gruas time. Ne nuk puthemi, nuk prekim. Gjithcka ka ndryshuar.

Kështu, ndërsa miku im David më pyeti, nëse mund të kthehesha mbrapa, çfarë do të kisha bërë ndryshe?

Do të kisha dëgjuar historinë, do të mësoja nga historia, do ta kisha kuptuar që epidemis herët a vonë do të arrininte në vendin tim. Do ta vlerësoja atë që po ndodhte në Kinë. Do kisha filluar menjëherë me masat e gjera për të përmirësuar epideminë..

MASSIMILIANO SERAFINO 16 Mars, 2020 Milano, Itali. (Gazeta The San Diego Union Tribune)