Transmetuar më 28-03-2020, 00:04

Zgjodhi kohën dhe vendin e duhur për ta bërë publike gjininë e fëmijës që do të lindë së shpejti. Edhe pse, pak javë më parë, e ftuar në “Soirée”, Jonida Vokshi nuk e zbuloi gjininë e fëmijës së parë, ngacmimi i Jonida Shehut la të kuptohej se moderatorja është në pritje të një vajze.

Deri sot, enkas në finalen e Top Talent, kur Jonida kishte rezervuar edhe një surprizë. Siç është bërë traditë tashmë për nënat në pritje, edhe Jonida zgjodhi trendin e plasjes së tullumbaces dhe prej andej u shfaq qartë ngjyra rozë. Po, është një vajzë.

Çifti ka gjetur dhe emrin, është shqiptar, por edhe universal, i shkurtër dhe i shqiptueshëm në të gjitha gjuhët. “Emrin, mendoj se e kemi gjetur. Është shqiptar, por edhe universal. Ideja na ka lindur të dyve në të njëjtën kohë. Kemi qenë duke parë një film dhe kur u tha ai emër, vetëm u pamë.

Po kërkonim një emër i cili të ishte i shkurtër, i shqiptueshëm në të gjitha gjuhët dhe që t’i rrijë çfarëdo lloj profesioni, sepse ti kurrë nuk e di nëse fëmija nesër, pasnesër, do të bëhet artist, do bëhet doktor do jetojë në Shqipëri apo do jetojë jashtë”.