Transmetuar më 27-03-2020, 22:28

Një grua në moshë të re ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në repartin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. E ndjera po vuante prej katër ditësh kur ishte shtruar dhe u nda nga jeta pak orë më parë, njoftoi ministria e Shëndetësisë.

Gruaja 52-vjeçare nga Vlora, ishte konfirmuar me COVID-19 dhe ndërsa ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

Vdekja e kësaj gruaje e çon në nëntë numrin e të vdekurve nga 186 të diagnostikuarit me koronavirus në Shqipëri. Numri i lartë i vdekjeve po bëhet gjithnjë e më shqetësues dhe po ashtu, mosha kryesisht e re e jetëve të humbura. /b.l/noa.al/