Transmetuar më 27-03-2020, 22:06

Pavarësisht situatës të krijuar nga koronavirusi, jeta vazhdon dhe shumë fëmijë vijnë në jetë. Një mrekulli e tillë ka ndodhur sot edhe në Spitalin e Lezhës, ku kanë ardhur në jetë 8 foshnje, 5 vajza dhe 3 djem.

“8 është numri i të porsalindurve në 24 orëshin e fundit në shërbimin e Obstetrikë-Gjinekologjisë të spitalit Lezhë.

🤩5 vajza dhe 3 djem me shëndet të plotë gëzuan pamasë prindërit si dhe stafin mjekësor që ofron kujdes me përkushtim pranë këtij shërbimi!

❗Spitali Lezhë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo qytetari në nevojë!”, thuhet në një njoftim në “Facebook” të Spitalit të Lezhës./b.l/noa.al/