Transmetuar më 27-03-2020, 21:30

Pandemia e koronavirusit ka prekur edhe Afrikën, por njerëzit po përjetojnë ende makthin e karkalecave.

Në Afrikë, që nga 25 marsi ka më shumë 2,000 të infektuar dhe 62 të vdekur nga koronavirusi. Ky vend është i rrezikuar edhe nga pushtimi i karkalecave që është në rënie, por ka cënuar sigurinë ushqimore të 25 milionë banorëve, raporton IlSole24.

Kriza e karkalecave tashmë ka prekur 10 vende, duke zhdukur gjithçka që rritet në tokë, dhe së shpejti pritet të përhapet në Afrikën qendrore.

Kushtet klimatike ndikuan në riprodhimin e karkalecave në shkretëtirën e Gadishullit Arabik duke kaluar në Afrikë përmes Gjiri i Adenit. Zakonisht një ciklon sjell kushte të favorshme për riprodhimin e karkalecave për rreth gjashtë muaj.

Cikloni Mekunu, i cili goditi Jemenin me reshjet e dendura të shiut në vitin 2018, krijoi kushtet ideale për të lejuar që disa karkaleca të riprodhohen në shkretëtirën midis Arabisë Saudite, Jemenit dhe Omanit.

Kur vala e parë po mbaronte, një ciklon i dytë përfshiu bregdetin jugor të Gadishullit Arabik, duke shkaktuar një sezon të ri të shtimit të karkalecave, që u rritën 8000 herë brenda një viti.  Përhapja e fundit e karkalecave daton nga fundi i viteve 1940, por në atë kohë Afrika ishte më pak e populluar dhe dëmi ishte më i vogël.

Në ditët e sotme, sipas FAO(Organizata për Ushqimin dhe Agrokulturën), pushtimi i karkalecave po rrezikon sigurinë ushqimore të 25 milion njerëzve. Sa i përket koronavirusit, shumë ekspertë janë të bindur se do të sjellë masakër për Afrikën.

Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Zweli Mkhize paralajmëroi se mund të arrijnë në ritmet Europës, prandaj pritet të infektohen 60 deri në 70 përqind e popullsisë së Afrikës së Jugut./a.m/noa.al