Transmetuar më 27-03-2020, 21:21

Kina po përpiqet ti rikthehet jetës normale dhe ka nisur hapjen e kinemave në të gjithë vendin me popullsi afro 1.5 miliardë banorë.

Deri tani, janë rihapur mbi 700 kinema në shkallë vendi. Javën e kaluar, shitjet nga biletat arritën në rreth 70 mijë juanë. Ndërkohë, gushtin e kaluar, shitjet e biletave regjistruan mbi 400 milionë juanë nga filmi i fundit "Fast and Furious" në dy ditët e para të shfaqjes në të gjithë Kinën.

Edhe në Pekin kinematë po përgatiten të rihapin dyert për publikun pas një mbylljeje dymujore.

Një pjesë kryesore e përgatitjes së tyre është sigurimi dhe zbatimi i plotë i të gjitha masave të mbrojtjes.

Si pjesë e rëndësishme e përgatitjes, dezinfektimi është i domosdoshëm në holle, korridore, brenda kinemasë dhe në tualete. Në hyrje do të realizohen regjistrime të hollësishme dhe do të kontrollohet temperatura e trupit.

Nënkryetari Lin Minjie i Shoqatës së Distribucionit dhe Shfaqjes së Filmit në Kinë tha se rikuperimi i tregut do të arrihet vetëm pasi publiku mos të ketë më frikën e infektimit.