Transmetuar më 27-03-2020, 21:01

Koronavirusi i ka lënë kafshët në gjendje të mjerueshme në kopshtin zoologjik në Kinë.

Pas izolimit për javë me radhë, stafi nuk ka shërbyer për to dhe qindra kafshë mendohet të kenë ngordhur nga uria.

Stafi i kopshtit zoologjik tha se pronari nuk i kishte parë kafshët prej 2 muajsh.

Pamjet e siguruara nga Daily Mail tregojnë dhelprat e ngordhura në kafazet e kopshtit zoologjik në Changsha, në provincën Hunan në Kinën qendrore.

Mbi 200 kafshë, përfshirë lepuj dhe derra janë raportuar se qëndrojnë në  ‘Animal Party Themed Park’.

Anëtarët e stafit thanë se disa prej tyre ngordhën nga uria gjatë bllokimit dhe kufomat kishin mbetur pa mbikëqyrje në kopshtin zoologjik të mbyllur.

Një prej punonjësve tha se ajo dhe kolegët duhet të përdornin paratë e tyre për të blerë ushqim për kafshët.

‘Shumë, shumë prej tyre ngordhën. Disa madje ngordhën para koronavirusit’, shtoi ajo. Shikon pamjet trishtuese nga gjendja e kafshëve./a.m/noa.al