Transmetuar më 27-03-2020, 20:54

Percy Ewart Lockton, 87 vjeç, u diagnostikua me koronavirus pasi u kthye në Britani të Madhe pas një udhëtimi rreth Karaibeve me gruan e tij Phyllis muajin e kaluar.

Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai shumë shpejt e gjeti veten duke luftuar për jetën në Spitalin e Përgjithshëm të Manchesterit.

“Ishin disa ditë kur ne me të vërtetë ishim shumë të shqetësuar për të dhe na thanë të përgatiteshim për më të keqen", tha mbesa e tij, Sophie Edvard për CNN.

Me ndihmën e disa antibiotikëve për të ndihmuar në trajtimin e një infeksioni të shkaktuar nga Covid-19, Eëart filloi të përmirësohej. Përfundimisht, ndërsa shëndeti i tij u përmirësua, ai u la i lirë që të shkonte në shtëpi, sipas mbesës së tij.

Ka qenë pikërisht Sophie e cila në një postim në Facebook tregon momentin kur Ewart po largohej nga spitali, teksa mbante një maskë dhe shoqërohej nga një infermiere.

"Ky është gjyshi im 87 vjeçar që i thotë lamtumirë stafit në Spitalin e Manchester, ku ai ishte për 2 javë me Pneumoni Covid Pozitive. Tani ai po përfundon kurimin e tij atje ku i përket, në shtëpi me gjyshen time!”, shkruan ajo përkrah fotos./b.l/noa.al/