Transmetuar më 27-03-2020, 20:35

Papa Françesku kreu sot lutje në një shërbim të drejtpërdrejtë para një sheshi pothuajse bosh, jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan. Nën qiellin me shi, bekimet e Urbi et Orbi u shfaqën në kanalin televiziv të drejtuar nga katolikët, TV Vatikani dhe në mediat sociale.

"Ju na kërkoni të mos kemi frikë. Megjithatë besimi ynë është i dobët dhe ne kemi frikë", tha Papa gjatë lutjes, ndërsa shtonte se: “Por ju, Zot, nuk do të na lini në mëshirën e stuhisë."

Në lutje, Papa citoi edhe një fragment nga Ungjilli i Markut, i cili tregon për humbjen dhe frikën e dishepujve, kur ata u gjendën të befasuar nga një stuhi e papritur në barkë, ndërsa Jezusi flinte i qetë.

"Në këtë stuhi, fasada e atyre stereotipeve me të cilat ne kamufluam egot tona, gjithnjë duke u shqetësuar për imazhin tonë, ka rënë, duke zbuluar edhe një herë atë përkatësi (të bekuar) të përbashkët, nga e cila nuk mund të privohemi: përkatësia jonë si vëllezër dhe motra.

Ne nuk jemi të vetë-mjaftueshëm; vetë-themelues: kemi nevojë për Zotin, ashtu si lundruesve antikë u duheshin yjet", tha Papa Françesku.

"Le ta ftojmë Jezusin në varkat e jetës sonë. Le t’i dorëzojmë frikën tonë, në mënyrë që ai ta pushtojë atë. Ashtu si dishepujt, të përjetojmë se me të në bord, nuk do të ketë çarje të kësaj anijeje", ka thënë Papa.

“Errësira e dendur është trashur në sheshet, rrugët dhe qytetet tona; ajo mori përsipër jetën tonë duke mbushur gjithçka me një heshtje shurdhuese dhe me një zbrazëti shkatërruese, e cila paralizon gjithçka në kalimin e saj: ju mund ta ndjeni atë në ajër, ju mund ta ndjeni atë në veprimet tuaja, pamjet e tregojnë atë. Por, nga kjo kolonadë që përqafon Romën dhe botën", ai kërkon që "bekimet", bekimi i Zotit, të zbresin për të gjithë. "Zoti – thotë Papa -, bekoftë botën. Jepu shëndet trupave dhe qetësi zemrave".

Ne jemi "të pangopur për fitim", "ne e lejojmë veten të zhytemi në gjërat dhe të hutohemi nga nxitimi". "Ne nuk kemi ndalur para thirrjeve tuaja, nuk jemi zgjuar përballë luftërave dhe padrejtësive planetare, nuk kemi dëgjuar britmën e të varfërve dhe planetit tonë të sëmurë rëndë. Vazhduam të padënuar, duke menduar për të qëndruar gjithmonë të shëndetshëm në një botë të sëmurë. Tani, ndërsa jemi në një det të ashpër, ju përgjërohemi o Zot!".

Pra, është "koha për të zgjedhur atë që ka rëndësi dhe për të ndarë atë që është e nevojshme nga ajo që nuk është", tha ndër të tjera Papa Francesku, ndërsa përsëriti: Mos kini frikë. Dhe ne, së bashku me Pjetrin, ‘hedhim të gjitha shqetësimet tek Ti Zot, sepse Ti kujdesesh për ne’.

E PLOTË

Lutja e Papës për fundin e pandemisë: “O Zot mos na braktis në mëshirën e stuhisë”

Në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, para sheshit bosh, në një ditë që do të mbetet në histori, Papa Françesku i kërkoi Zotit ta dëgjojë lutjen e gjithë burrave e grave, në këto kohë pandemie nga koronavirusi. Pas bekimit “Urbi et Orbi”, të gjithë ata, që ishin lidhur me të në lutje, përmes mjeteve të komunikimit, por edhe të gjithë besimtarët, që u bashkuan me Papën shpirtërisht e me ndjetin e zemrës, edhe pse nuk kishin mundësi ta shihnin apo ta dëgjonin lutjen, patën mundësi të marrin Ndjesën e plotë, sipas kushteve të Kishës. – Vatikan E premte e veçantë Kreshmësh, ky 27 mars. Udhën e Kryqit, që zakonisht besimtarët e ndiqnin në famullitë e kishat e tyre, sot, po e bëjnë sa e sa të sëmurë me koronavirus, sa e sa njerëz që vuajnë për viktimat, të cilët mund të jenë familjarë, miq, ose të njohur. Duket dhimbje pa fund, por të krishterët kanë shpresën në Zotin, i cili ka premtuar se nuk do t’i braktisë kurrë. Në këtë të Premte Mëshire, Kisha i ka këshilluar ata ipeshkvij që munden, të shkojnë të vetëm në varrezën e dioqezës së tyre, për një çast lutjeje e bekimi, për të shprehur afërsinë me ata, që kanë ndërruar jetë e, me ata që vajtojnë. O Zot, shikoje gjendjen tonë të dhimbshme

Edhe Papa Françesku u lut sot në orën 18, nga tremja e Bazilikës së Shën Pjetrit, me sheshin bosh, por në bashkim shpirtëror me gjithë të krishterët e botës, të të gjitha traditave. Ati i Shenjtë, në praninë e fugures së Zojës “Salus Populi Romani” e të kryqit të Shën Marçelit, që ndali murtajën në Romën e vitit 1522, iu lut Zotit të Mëshirës të ketë mëshirë për burrat e gratë e kësaj kohe pandemie. “O Zot i Gjithpushtetshëm e i mëshirshëm, – u përgjërua Papa në fillim të kremtimit – shikoje gjendjen tonë të dhimbshme: ngushëlloji bijtë e tu e hapi zemrat tona për shpresën, që ta ndiejmë mes nesh praninë e Atit Qiellor”.

Më pas u lexua Ungjilli sipas Markut, pjesa në të cilën Jezu Krishti, në barkë me dishepujt e vet, ndal stuhinë e i bën të heshtin erërat e valët. Duke marrë shkas nga fjalët e para të Ungjillit, ku thuhet “erdhi mbrëmja”, Papa, gjatë homelisë, komentoi: “Që prej javësh duket se ka zbritur mbrëmja. Re të errta janë dendësuar mbi sheshe, rrugë e qytete; kanë marrë në dorë jetën tonë, duke e mbushur gjithçka me një heshtje shurdhuese e me një boshllëk dëshpërues, që paralizon çdo gjë kur kalon: ndihet në ajër, shihet në gjeste, na e thonë vështrimet. Ndihemi të frikësuar e të humbur. Si dishepujt e Ungjillit, u kapëm të papërgatitur nga një stuhi e papritur dhe e furishme. E kuptuam se jemi të gjithë në të njëjtën barkë, të gjithë të brishtë e të çorientuar, por njëkohësisht, të rëndësishëm e të nevojshëm, të gjithë të thirrur për t’u dhënë rremave së bashku, të gjithë me nevojën për të ngushëlluar njëri-tjetrin. Mbi këtë barkë… jemi të gjithë”.

O Zot, “nuk po pyet për ne?” Papa Françesku komentoi qëndrimin e Jezusit, që, në barkë me dishepujt, kishte besim të patundur në Atin Qiellor, pavarësisht nga stuhia, pavarësisht se ndodhej në atë pjesë, që mund të mbytej e para. E me një paralelizëm, që sot është më se i qartë, vuri në dukje frikën e dishepujve, që i thonë Zotit: “nuk po pyet për ne?” Edhe ata, ashtu si ne sot, tregohen të brishtë, të paaftë të kapen pas besimit në Hyjin, pas gjithë atyre qëndrimeve, që edhe sot, na i mësojnë të moshuarit, duke na treguar udhën e lëshimit të vetvetes në dorën e Zotit. Jemi të shqetësuar për vetveten, denoncoi Papa, jemi kthyer në egoistë e vëmë në plan të parë dukjen, duke e lënë të zbuluar nervin e vetëdijes se i përkasim njëri-tjetrit si vëllezër. Ecim me shpejtësi nëpër udhët e botës, me etje për para e pushtet e nuk ndalemi para thirrjes së Zotit për të parë ç’ndodh përreth nesh, për të parë luftrat e padrejtësitë, të varfërit, planetin e sëmurë rëndë. Lutja e Papës Lutja e Papës “Pse keni frikë? Akoma nuk keni besim?” E tani i drejtohemi Zotit, si dishepujt e atëhershëm: “Nuk pyeske për ne?” Për të marrë prej Krishtit përgjigjen: “Pse keni frikë? Akoma nuk keni besim?” Kjo është kohë Kreshmësh, nënvizoi më tej Papa Françesku, kohë për të kuptuar ç’vlen vërtet e për të ndarë gjithçka është e nevojshme nga gjërat, që të tilla nuk janë. Është koha për t’u kthyer te Hyji e për ta lënë Shpirtin Shenjt të veprojë, ashtu siç e lanë sa e sa mjekë e infermierë këto ditë, të cilët, megjithë frikën, dhanë edhe jetën për shpëtimin e të tjerëve. E Papa nuk harroi edhe gjithë punonjësit e tjerë, që e bëjnë shoqërinë të funksionojë, duke shërbyer, me kokën në rrezik. Zoti nxjerr të mirën nga e keqja

Fillojmë të kemi fe, vërejti Ati i Shenjtë, kur e kuptojmë se kemi nevojë të shpëtohemi. Le t’i drejtohemi Zotit, t’ia dorëzojmë Atij të Lumit frikën tonë, ta ftojmë Jezu Krishtin në barkën e jetës sonë e, ashtu si dishepujt, nuk do të mbytemi. “Sepse kjo është forca e Zotit – ngriti zërin Françesku – të “Pse keni frikë? Akoma nuk keni besim?”. Ai i heshton stuhitë tona, sepse me Zotin, jeta nuk vdes kurrë… E kemi një spirancë: nëpër kryqin e Tij jemi shëlbuar. E kemi një timon: nëpër kryqin e Tij jemi shpërblyer. E kemi një shpresë: nëpër kryqin e tij jemi shëruar e përqafuar, që askush e asgjë të mos na ndajë nga dashuria e Tij shëlbuese. …Ai u ngjall e jeton krah nesh”.

Lutja e Papës Lutja e Papës Lutja e Papës Françesku E duke i ftuar të gjithë ta përqafojnë kryqin e Krishtit me jetën e tyre, sepse vetëm kështu do të përqafojnë shpresën, Papa Françesku u lut:

“Të dashur vëllezër e motra, nga ky vend, që dëshmon fenë shkëmbore të Pjetrit, sonte, dua t’ju besoj të gjithëve në duart e Zotit, përmes ndërhyrjes së Zojës, shëndeti i popullit të vet, ylli në detin e stuhishëm. Nga ky kolonat, që përqafon Romën dhe botën zbrittë mbi ju, si përqafim ngushëllues, bekimi i Hyjit. O Zot, bekoje botën, dhuroju shëndet trupave dhe ngushëllim zemrave. Ti na kërkon të mos kemi frikë. Por feja jonë është e dobët e ne kemi frikë. Por Ti, o Zot, mos na lër në mëshirën e stuhisë. Na thuaj prapë: ‘Mos kini frikë’. E ne, bashkë me shën Pjetrin, ‘ta lemë Ty çdo shqetësim, sepse Ti kujdesesh për ne’ (shih 1 Pjt 5,7)”. Bekimi "Urbi et Orbi" e Ndjesa e Plotë Në fund, pas litanive të Zojës, Papa Françesku lartoi të Shenjtnueshmin Sakrament, me të cilin bekoi Romën e botën. Të gjithë ata, që ishin lidhur me të në lutje, përmes mjeteve të komunikimit, por edhe të gjithë besimtarët, që u bashkuan me Papën shpirtërisht e me ndjetin e zemrës, edhe pse nuk kishin mundësi ta shihnin apo ta dëgjonin lutjen, patën mundësi të marrin Ndjesën e plotë, sipas kushteve të Kishës. Pra, të gjithë atyre, që, në këto kohë emergjence, janë rrëfyer shpirtërisht për mëkatet, janë kunguar shpirtërisht e tani, u lutën sipas ndjetit të Papës. Kërkohet gjithashtu edhe një vepër tjetër “ndjese”, siç mund të jetë thënia e Rruzares, e Besojmës, e Atynës, pjesëmarrja virtuale në meshë, një lutje për Zojën, leximi i Shkrimit Shenjt për të paktën gjysëm ore e të tjera si këto, që mund t’i lexoni në dekretin e fundit të Pendestarisë Apostolike.