Transmetuar më 27-03-2020, 19:14

Kongresi i ShBA-së ka kaluar paketën më të madhe të stimulit financiar me vlerë 2 trilionë dollarë për pandeminë e koronavirusit, më e madhja në të gjithë historinë.

Projekt-ligji është miratuar nga Senati dhe Presidenti Trump thotë se do ta nënshkruajë sapo ta marrë, raporton BBC.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shifrën më të lartë të të infektuarve, 94,425 persona, nga të cilët kanë ndërruar jetë 1,429 njerëz.

Më herët Guvernatori i New York-ut Andreë Cuomo njoftoi tetë spitalet e përkohshme se mund të përballen me një numër të lartë të rasteve me koronavirus.

Demokratët dhe Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve miratuan paketën stimuluese duke bërë votim me zë.

Paketa është krijuar për të mundësuar pagesa direkte për individë dhe kompani, jetesa dhe bizneset e të cilëve janë prekur nga pandemia./a.m/noa.al