Transmetuar më 27-03-2020, 18:55

Duket se me përhapjen e shpejtë të tij, koronavirusi së fundmi po flet çdo gjuhë. Ka mbërritur thuajse në të gjitha kontinentet, prandaj frika dhe paniku janë prezente tek një pjesë e madhe njerëzve.

Kjo vihet re fare lehtë, mjafton të kontrolloni farmacitë apo supermaketet e vendit tuaj dhe të kërkoni një palë doreza plastike, maskë mbrojtëse apo një dezinfektues duarsh. Në pjesën më të madhe do t’ju thonë se kanë mbaruar të gjitha.

Përballë një situate si ajo e koronavirusit ekziston rreziku i një frike objektive apo i një ankthi të përgjithësuar.

“Por, ky ankth dhe ky panik mund të ulë mbrojtjen imunitare”, deklaroi David Lazzari, president i Urdhrit Kombëtar italian të Psikologëve, shkruan DailyMail.

“Nuk mund të mohohet kjo situatë që po përjetojmë, por duhet të përballohet pa përhapjen e frikës në mënyrë të panevojshme”, shtoi ai./b.l/noa.al/