Transmetuar më 27-03-2020, 18:01

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që të hapet kompania në Ohio për të prodhuar respiratorë.

"General Motors duhet të rihapë urgjentisht fabrikën e braktisur në Lordstown Ohio, ose një fabrikë tjetër, dhe të fillojë menjëherë prodhimin e respiratorëve!", shkroi Trump në Twitter.

Në këtë mënyrë iu referua prodhuesit amerikan që të sjellë sa më shumë pajisje mjekësore për urgjencën e koronavirusit.

Presidenti amerikan i është drejtuar edhe kompanisë Ford që të punojë shpejt në prodhimin e respiratorëve.

Në një tjetër postim tha se puna me General Motors nuk ka zgjidhje. Në fillim i thanë se do prodhonin 40 mijë ventilatorë shumë shpejt dhe tani thonë se do të jenë vetëm 6000 deri në fund të prillit.

"Gjithmonë një lëmsh me Mary B", shkroi Trump për drejtoreshën e përgjithshme të kompanisë amerikane.

E gjithë bota është e shqetësuar për mungesën e pajisjeve respiratore, të cilat janë e vetmja zgjidhje që furnizojnë mushkëritë me oksigjen pasi infektohen nga virusi./a.m/noa.al

Të nderuar lexues. Ky lajm vjen për publikun shqiptar në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes agjencisë kombëtare të lajmeve NOA dhe agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos, realizuar më 27.02.2020