Transmetuar më 27-03-2020, 16:53

Reperja Loredana përflitet ende për një romancë me Zunën, ndonëse bëri një këngë duke shpjeguar se janë thjesht miq.

Në këtë periudhë koronavirusi, edhe ajo është izoluar në shtëpi. Mesa duket, kjo e ka bërë të mendojë për ish-partnerin Mozzik.

Në mes të natës, publikoi fotografinë e reperit të shtrirë në shtrat me vajzën Hana, të shoqëruar me një zemër. Këtë e bëri pak minuta pasi publikoi bashkëpunimin me Zunën, të titulluar "Ti je e imja".

Nuk dihet ende arsyeja e këtyre reagimeve nga Loredana. Reperja bëri një tjetër deklaratë ku thoshte se Mozzik është babai i fëmijës së saj, ndërsa Zunën e ka partner në biznes.

Reperi shqiptar nuk ka reaguar ende ndaj këtyre postimeve. /a.m/noa.al