Transmetuar më 27-03-2020, 16:29

Koronavirusi është një armik i padukshëm por ka sjellë paqe në botë. Shtetet që janë në luftë kanë pranuar të dorëzojnë armët e tyre me rastin e pandemisë së sëmundjes që ka prekur të gjithë botën.

Grupe të ndryshme të armatosura nga Siria në Kamerun, nga Filipinet në Jemen do të bëjnë armëpushim.

Ata i janë përgjigjur thirrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Grupet e veçuara të vendeve ndërluftuese, qoftë rebelë apo ushtri qeveritare, kanë arritur një marrëveshje të përkohshme paqe në këto ditë me qëllim mbrojtjen nga armiku i padukshëm, por shumë i rrezikshëm.

"Disa vende të Kombeve të Bashkuara kanë menduar për një deklaratë të përbashkët për të mbështetur thirrjen e Guterres," tha burimi anonim, raporton GreenMe.

Guerilla në Filipine bëri bëri të ditur që do të bënin një armëpushim gjatë pandemisë së koronavirusit. Guerilët e Ushtrisë së Re Popullore janë urdhëruar të ndalojnë sulmet dhe të transferohen në një pozicion mbrojtës nga e enjtja deri më 15 prill.

Ndërsa Forcat mbrojtëse të Kamerunit jugor (Socadef) kanë deklaruar armëpushimin e tyre i cili do të hyjë në fuqi të dielën. Edhe në Siri, Forcat Demokratike Siriane (SDF) kanë ndaluar çdo veprim ushtarak.

Pritet që grupet e tjera që ekzistojnë në këtë vend ti bashkohen armëpushimit. Në ditë të tilla, më e rëndësishmja është që të gjendet kura për ti dhënë fund pandemisë që po rritet me shpejtësi marramendëse./a.m/noa.al