Transmetuar më 27-03-2020, 15:18

Italia është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi me shifrat më të larta të viktimave. Çdo ditë regjistrohen mijëra të infektuar e qindra të vdekur, prandaj shkencëtarët kanë nisur hetimet.

Dyshohet se koronavirusi ka hyrë në Itali që në tre muajt e vitit të kaluar. Shifrat më të larta janë vënë re në Milan dhe Lodi, dy prej qyteteve më të prekura në Lombardi mes tetorit dhe dhjetorit.

Adriano Decarli, një epidemolog në Universitetin e Milanos nuk flet me shifra të sakta por thotë se qindra pacientë kanë përfunduar në spital në tre muajt e vitit 2019.

Ata kishin simptoma të pneumonisë dhe gripit, një pjesë e të cilëve ndërruan jetë.

‘Ne duam të dimë nëse virusi ka qarkulluar në Itali në fund të vitit 2019 dhe nëse po pse mbeti i pazbuluar në një periudhë aq të gjatë’, tha Decarli.

Paul Hunter, një profesor mjekësie në Angli e ka hedhur poshtë këtë hipotezë. Ai tha se është e pamundur që virusi të ketë qënë i pranishëm në Evropë para janarit, 2020.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se simptomat e Covid-19 ishin të panjohura para se sëmundja të raportohej për herë të parë në Wuhan, në muajin dhjetor./a.m/noa.al