Transmetuar më 27-03-2020, 15:11

Teksa pjesa më e madhe e Europës dhe botës është bllokuar prej koronavirusit, Suedia po shkon kundër rrymës.

Është një nga titujt që po qarkullon gjerësisht në vendet skandinave, pasi ndoshta është i vetmi vend i industrializuar në botë i cili nuk ka vendosur masa strikte për popullsinë për tu përballur me koronavirusin.

Financial Times në një artikull dedikuar këtij shteti shkruan, “Suedia kundër tendencës me strategjinë eksperimentale anti-virus”.

Shkollat, restorantet, dhe zyrat mbeten të hapura, ashtu sikundër transporti publik i mbushur, ku nuk ka kufizime, përveç kufizimeve për të limituar kontaktet sociale. Po ashtu sugjerohet puna në shtëpi për ata që munden apo qëndrimi në shtëpi për ata që janë pa qejf si dhe personat mbi 70 vjeç.

Kryeministri Stefan Lofven në një fjalim para kombit, u mjaftua me një apel vetëndërgjegjësimi për qytetarët. Nën presionin e mediave, të cilat flasin për një përgjigjke shumë të relaksuar në raport me pandeminë, qeveria u përgjigj duke thënë se do të ndjekë udhëzimet e ekspertëve të agjencisë së shëndetit publik, sipas të cilët fëmijët nuk duhet të rrinë me patjetër në shtëpi, shkruan noa.al.

Kreu i epidemiologjisë suedeze, Johan Carlson, shpjegoi se masat drastike kanë një impakt të limituar në epidemi, ndërsa impakti social është shumë i fortë.

Deri më tani në Suedi numri total i të prekurve nga Covid-19 ka arritur në 3046, ndërsa i viktimave në 92. /a.y/noa.al