Transmetuar më 27-03-2020, 15:00

Motra e infermierit që vishte qese plehrash dhe trajtonte pacientë me koronavirus ka deklaruar se nuk e di ku është trupi i pajetë i vëllait.

Marya Sherron, motra e Kious Jordan Kelly tha për CNN se familja është e trishtuar dhe e shokuar për vdekjen e 48-vjeçarit.

‘Nuk e di ku është ai. Nuk e di ku është trupi i tij. Ne nuk e dimë çfarë ndodhi’, tha ajo. Më parë, Marya tregoi bisedën e fundit që pati me vëllain.

‘Ai më tha që kishte koronavirus. Ishte në kujdes intensiv por mendonte se ishte mirë. Nuk e mendonte sa serioze ishte’, tha ajo.

Ende nuk është zbuluar se si Kious Kelly u infektua me koronavirus. 48-vjeçari ndërroi jetë të martën në Manhattan, Nju Jork.

Ai ishte pjesë e stafit ku veshjet speciale ishin në sasi të limituar dhe disa infermierë duhet të përdornin qese plehrash për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Në rrjete sociale janë publikuar imazhe ku duken se si i përdorin qeset e zeza të plehrave./a.m/noa.al