Transmetuar më 27-03-2020, 14:55

Pas Kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili lajmëroi se është prekur nga koronavirusi, edhe ministri i Shëndetësisë del pozitiv.

Ministri britanik Matt Hancock, lajmëroi në rrjetet sociale me anë të një video-mesazhi se është prekur nga koronavirusi.

“Duke ndjekur këshillat e mjekëve bëra testin e koronavirusit. Rezultova pozitiv. Fatmirësisht simptomat janë të lehta dhe po vijoj të punoj nga shtëpia ku jam izoluar”, tha ai.

Më tej i ftoi gjithë qytetarët që të rrinë në shtëpi. Pak ditë më parë pozitive ndaj Covid-19, rezultoi edhe sekretarja e shëndetësisë, Nadine Dorris. /a.y/noa.al

Kryeministri britanik preket nga koronavirusi

PËRDITËSIM LIVE