Transmetuar më 27-03-2020, 14:10

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme, në banesën e tij në Shkodër.

Trupi i pajetë u gjet nga fqinjët në lagjen “Skënderbeg”, ndërkohë që nuk dihen rrethanat e humbjes së jetës.

Mësohet se viktima është Jozef Ksjepana, rreth 50 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Dyshimet paraprake janë përqendruar në vdekje për shkaqe natyrale, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE