Transmetuar më 27-03-2020, 14:04

Koronavirusi nuk njeh moshë! Një 16-vjeçare e identifikuar si Julie A. ishte viktima më e re në Francë pasi u shtrua në spital për vështirësi në frymëmarrje.

Të martën u transferua në spitalin Necker ku mjekët thanë se rezultatet e dy testeve të fundit të vajzës së saj ishin negative në Covid-19. Por gjatë natës, gjendja e saj u rëndua dhe ndërroi jetë.

Sabine, motra e 16-vjeçares tha se viktima nuk kishte sëmundje të tjera.

“Julie sapo pati një kollë të lehtë javën e kaluar. U bë më keq këtë fundjavë dhe të hënën shkuam për të kontrolluar tek një mjek të përgjithshëm. Aty u diagnostikua me probleme respiratore. Nuk kishte pasur sëmundje të tjera më parë Ne duhet të ndalojmë së menduari se virusi prek vetëm të moshuarit. Askush nuk është imun ndaj këtij virusi”, tha Sabine për ‘Le Parisien’.

Vdekja e Julie erdhi pasi mushkëritë e saj nuk u furnizuan më me oksigjen. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ishte e pamundur të kthehej në jetë./a.m/noa.al

PËRDITËSIM LIVE