Transmetuar më 27-03-2020, 13:54

Konfirmohet deputeti i parë shqiptar, pozitiv me koronavirus në Shqipëri.

Bëhet fjalë për deputetin e opozitës së re Adriatik Alimadhi, i cili hyri në Kuvend nga listat fundore të Partisë Demokratike.

Krahas deputetit, konfirmohet se edhe bashkëshortja e tij është prekur nga virusi i rrezikshëm.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Alimadhi me anë të një letre publike drejtuar Kryeministrit, teksa ndan një fotografi nga krevati.

Postimi i plotë

I nderuar z. Kryeministër!

Nuk kisha ndërmend ta bëja publike gjendjen time shëndetësore pasi analizat nga ISHP me nxorën pozitiv.

Duke ju parë ju dhe ministren e Shëndetesise me të cilën shëtisnit shume serbes, sepse e keni vënë përpara këtë popull duke i thene vetem futuni brenda…

Mire keni bërë dhe për këtë jemi shumë dakord!

Bashkëshortja të cilen e ka kapur edhe atë virusi po me thoshte si nuk kanë turp këta, si genjejne keta, si mashtrojnë këta?!

E kjo kuptohet sepe ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithe ecurinë time.

Po ju përshkruaj çfare kam bërë unë si proces:

Në datë 24 të këtij muaji në orët e vona të natës u paraqita në urgjencë.

Më bënë vizitën, analizat, si dhe nje grafi për mushkëritë.

Doktoresha më tha që duhet të shkoni për vizitë në sanatorium dhe ashtu bëra.

Më shoqëruan me ambulancë. Po çfarë ambulanca flisni ju more? Kur hipa në të si në frigorifer, me xhama të hapura që nuk mbylleshin.

Ç’të them!

Një mjet që nuk i plotësonte kurrë parametrat për të sëmurë.

Dakord, shkova në sanatorium, doktorët atje ishin shumë korrekt dhe pasi më morën të gjitha analizat më thanë ejani nesër në mëngjes për të bërë një skaner. Ashtu bëra, ata më bënë edhe tamponin.

Shkova në orën 08.00 të mëngjesit bëra skanerin, i cili më nxorri me problem në mushkëri.

Pasi e kishte parë doktoresha më thote se dyshojnë për COVID 19. Gjithesesi, më tha ajo, këtë do ta japim kur të marrim përgjigjen e analizave nga ISHP, pas orës 16.00, të datës 24 mars.

Ashtu bëra, pas orës 18.00 të po asaj dite më merr në telefon doktoresha dhe me thotë përgjigja e ISHP është; keni dalë pozitiv.

Po atë ditë njoftova kryetarin e Kuvendit me një SMS mbi gjendjen time shëndetësore. Për hir të së vërtetës më mori menjëherë në telefon dhe më pyeti për gjendjen shëndetësore.

I kërkova ndërhyrjen e tij pranë autoriteteve përkatëse. Po ashtu ai më mori përsëri sot në telefon duke me pyetur përsëri për gjendjen shëndetësore, më pyeti ka pasur interesim apo jo? I thashë jo dhe asgjë deri tani.

Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnje interesim. Mire me tha se po interesohem une dhe per kete e falenderoj.

Po mire z. Kryeminister, analizat kane dale qe ne daten 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mire kjo, njerezit e mi te dashur qe kam qene ne kontakt i bien 127 dhe interesohen per mua, pergjigja e tyre e dini cila eshte; keni temperature pini paracetomol etjera…

Po mire ata, po une qe kam dale pozitiv, ku eshte interesimi? Çfare duhet te beje une tani?

Kartela ime eshte ne urgjencen e spitalit sanatorium. Analizat i ka bere ISHP, ku çohen me pas? Sigurisht qe proçesin duhet ta ndjek une por kur bera analizat ata me kerkuan numrin e telefonit dhe do me njoftonin prej tij.

Pra qe ta kuptosh per mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos beje prapagande; Do vine kaq ambulanca

; Do behen gati kaq shtreter dhe do behen spitale. Kur do behen? Kur te vdesin njerzit?! Shqiptaret?!Thuaj shyqyr Zotit qe shqiptaret po te rrine ne shtepi ashtu sic po veprohet dhe jane marre masa ne vendet e prekura para nesh.

Mirepo, leri pallavrat, gjithçka qe ju serviret shqiptareve nga ju eshte fallco.

Ata po lengojne ne shtepite e tyre, ashtu si edhe une me bashkshorten time. Po luftojne me jeten. E dime gjendjen e shtetit por mos i mashtro shqiptaret thuaju vetem te drejten dhe verteten.

Ne po perballemi vetem ne kete menyre gati prej nje jave, une sebashku me bashkshorten po e beje me radhe, e pi une nje paracetamol i pari, dhe i beje sherbimin asaj.

Me pas e pi ajo paracetamolin dhe me bene ajo mua sherbim.

Kete e bejme ne 4-5 ore, pa po te ishte per interesim nga ju fo kishim vdekur, prandaj mos na genjeni dhe mos na mashtroni.

Dua gjithashtu tu them shqiptareve se nuk ka vend per panik fale sjelljes tuaj te duhur ne momentin e duhur.

Vecmas kesaj, statistikat ne Shqiperi kane treguar qe nuk ka pasur shume raste dhe ato te cilat kane qene jane mundur te kontrollohen nga shtepite e tyre apo edhe ndaj ndihmes te pakushtezuar te mjekeve ne menyra te ndryshme me njohjet e tyre qe kane.

Nuk e beje kete shkrim per vete por po te them sinqerisht: kthej syt dhe gjithe vemendjen e duhur nga shqiptaret, kontrolloni sherbimet mos i merrni te mireqena ato qe ju thone.

Informoj njerezit e mi te dashur qe ndihem me i lehtesuar nga gjendja fillestare, jam mire me shendetin. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE