Transmetuar më 27-03-2020, 13:02

Pacientja e parë e cila rezultoi e infektuar nga koronavirusi në Kinë, mësohet se është një grua nga Wuhan, e cila shiste karkaleca të gjallë.

Gruaja punonte pikërisht në tregun ku mendohet se nga e ka zanafillën pandemia botërore.

Ky fakt citohet në media nga një dokument i cili thuhet se ka “rrjedhur” në media nga autoritetet.

Gruaja e moshës 57-vjeçare, është identifikuar me emrin Wei Guixian, e cila jetonte në një apartament me qira më pak se 500 metra nga vendi ku ndodhej marketi.

Ajo ka shfaqur temperaturë më 11 dhjetor dhe duke pasur dyshime për grip, shkoi në një klinikë aty pranë, shkruan ‘The Wall Street Journal’.

Pas mjekimeve të marra gruaja vijoi të shiste në treg edhe pse e sëmurë, kur më tej situata e saj u rëndua, shkoi në një spital më të madh në Wuhan, ku u diagnostikua me koronavirus.

Sipas autoriteteve kineze, Covid-19, kaloi nga kafshët e egra që shiteshin në treg për ushqim, tek njerëzit, duke sjellë edhe situatën e rëndë në gjithë botën. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE