Transmetuar më 27-03-2020, 12:00

Situata në vend prej koronavirusit sa vjen e rëndohet, ku gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 12 raste të reja, nga 186 që rezultojnë në total.

Mes të shtruarve në spitalin Infektiv aktualisht janë 77 të shtruar dhe prej tyre 5 ndodhen në gjendje më të rëndë, në terapi intensive.

Ndërkohë pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar dhe prej tyre 5 janë në terapi intensive. Ndërkohë pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Pukë dhe zgjeruar në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është Tiranë- 107 raste; Durrës- 11 raste; Lushnje-4 raste; Elbasan-5 raste; Rrogozhinë-2 raste; Fier-20 raste; Kavajë- 4 raste; Korçë- 12 raste; Vlorë-5 raste; Shkodër- 4 raste; Lezhë-4 raste; Berat- 1 rast; Has 2 raste; Krujë 1 rast; Tropojë 2 raste; Pukë 2 raste.

Deri tani ka një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE