Transmetuar më 27-03-2020, 11:27

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë, se sot autoritetet kineze, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, kanë njoftuar se duke filluar nga data 28 mars 2020, ka vendosur të pezullojë përkohësisht hyrjen në Kinë për shtetasit e huaj që mbajnë viza ose leje qëndrimi të vlefshme, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu bëhet me dije se ndalohet hyrja e shtetasve të huaj me kartën e udhëtimit të biznesit APEC.

Sakaq hyrja e shtetasve të huaj me pasaporta diplomatike, shërbimi, mirësjellje ose pasaporta të tipit C nuk do të ndikohet nga ky njoftim.

Shtetasit e huaj, që për veprimtari të nevojshme ekonomike, tregtare, shkencore ose teknologjike ose për nevoja urgjente humanitare, do t’u nevojitet hyrja në Republikën Popullore të Kinës, do të duhet aplikojnë për viza në ambasadat ose konsullatat kineze;

Për vizat e lëshuara pas kësaj njoftimi, nuk do të ketë pengesa për hyrjen në Republikën Popullore të Kinës.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësitë tona diplomatike bëjnë me dije se do të informojnë për çdo hap të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE