Transmetuar më 27-03-2020, 11:19

I shëruari nga koronavirusi, Erind Cara në tregon për situatën e vështirë dhe se si e përballoi sfidën ndaj COVID-19.

I riu i cili tashmë ka kaluar luftën me COVID-19 ka ndarë historinë e tij në “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin.

Ai u shpreh se pavarësisht gjendjes së mirë shëndetësore nuk i shpëtoi dot prekjes nga koronavirusi, por kjo nuk e bëri të humbte shpresën dhe të vazhdonte betejën për të fituar luftën ndaj pandemisë.

“Ishte një nga viruset që ka prekur të gjithë botën. Mu duk e çuditshme në momentin që e mora vesh pasi gjithë jetën jam marrë me aktivitet sportive, nuk kam qenë konsumues i duhanit. Gjithmonë kam pasur jetë aktive, por kur shkon në spital je i detyruar të ndjekësh terapitë. Nuk është e lehtë për askënd të ndodhet në një situatë të tillë. Dikush mund të jetë edhe më rëndë duke e bërë situatën dhe më të vështirë. Një i ri që ishte në dhomën time edhe pse ishte i shëndetshëm nuk mundi ta përballonte dhe ky ishte një moment i vështirë.

Tani jam në shtëpi dhe jam më mirë. Kam filluar të bëj nga pak ushtrime. Që në datën 5 kam qenë në gjendje të vështirë dhe mundohem ta marr veten pak nga pak. Ndjek me përparësi rregullat dhe kujdesin për higjienën”, u shpreh ai në një bisedë nëpërmjet skype.

PËRDITËSIM LIVE