Transmetuar më 27-03-2020, 11:03

Mjeku Redi Llubani flet për situatën se si po përballohet koronavirusi në Gjermani, ku në krahasim me shtetet e tjera vdekshmëria është shumë më e ulët.

Llubani i cili punon në Dusseldolf tha se mosha mesatare e të prekurve në Gjermani është 45 vjeç dhe kjo ka ndikuar edhe në vdekshmërinë e ulët.

Sipas mjekut ky virus ka prekur kryesisht moshat e reja në Gjermani me imunitet më të fortë, të cilët e kanë përballuar. Po ashtu ai shtoi se në shtetin gjerman nuk është bllokuar lëvizja, por ka një sensibilizim shumë të madh të qytetarëve të cilët respektojnë rregullat.

Duke folur për “Mbrëmje në Abc” ai tha se do të jetë kurba më e lartë dhe deri tani pacientët që janë paraqitur kanë qenë moshë e re dhe nuk kanë paraqitur komplikacione.

Lidhur me protokollin për përballimin e situatës, ai shtoi se “Për fat të keq nuk ka protokolle por ka vetëm disa sugjerime

Sa i takon praktikave të ndjekura deklaroi se, “Kur vjen pacienti në urgjencë dhe i bëhet tamponi, pasi diagnostikohet shtrohet. Ne fillojmë me anti-biotikë. Ne jemi ndarë në grupe të ndryshme për të qenë në mbështetje të urgjencës. Ne kemi bërë tamponë në masë dhe shumë testime. Për fat të mirë kemi arritur ti menaxhojmë me sukse. E mira është këtu që ne kemi filluar që në mes të muajit shkurt që të marrim masa. Njerëzit janë sensibilizuar, edhe në rrugë dhe trena, njerëzit ruajnë gjithnjë distancës. Në supermarkete mbahet radhë. Sensibilizimi është goxha i lartë dhe kjo është shumë gjë e mirë”.

Ajo shtoi se ka kufizime për lëvizjen dhe se nuk lejohen mbledhjet në publik dhe shumica e punonjësve punojnë nga shtëpia, ku trenat dhe autobusët janë bërë sipas sistemit të

Llubani sqaroi se në Gjermani, testohen pacientët që paraqesin simptoma, por niveli i testimeve është shumë i lartë.

“Ne kemi marrë masat nëse do kemi mbingarkesë. Për fat të keq në Itali ka pasur vetëm 5 mijë shtretër dhe kjo mendohet se çoi në kolaps. Situata aktualisht këtu është më e lehtësuar. Shumë rëndësi ka vetëmbrojtja. Ne kemi bërë disa trajnime për mënyrën sesi duhet të vishemi. Këtu tek ne nuk ka ardhur akoma piku. Çfarë më bëri përshtypje një epidemiolog i dëgjuar këtu në Gjermani, tha se mosha mesatare është 45 vjeç dhe në Itali është 65 dhe do të thotë se këtu kemi pasur prekjen e moshave të reja dhe me imunitet të fuqishëm”, deklaroi Mjeku.

Ai njoftoi se në urgjenca janë përgatitur edhe kampe fushore dhe se për fat të mirë akoma nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Për fat të keq ka patur të prekur edhe në Australi, ku temperaturat janë të larta. Ne presim që me ngritjen e temperaturave të zbutet. Por kemi pasur edhe raste në Itali dhe Kinë të pacientëve që janë risëmurur. Nuk jemi në dijeni nëse pacienti pasi preket krijon imunitet. Problemi është se ne nuk e dimë që a fiton njeriu imunitet. Tani mbetet shpresa te laboratoret. Nga ana tjetër siç thotë OBSH është shumë e rëndësishme që të identifikohen njerëzit që i mbartin këtë sëmundje”, deklaroi mjeku Llubani.