Transmetuar më 27-03-2020, 10:50

Një bilanc tragjik i shkaktuar nga koronavirusi, në radhët e bluzëve të bardha në Itali.

Mëngjesin e sotëm gjeti vdekjen Anna Maria Focarete nga Lecco, ndërsa mbrëmjen e lënë pas u nda nga jeta edhe Benedetto Comotti nga Bergamo.

Këta janë dy rastet e fundit të viktimave mes mjekëve, duke çuar në 43 numrin e të vdekurve në radhët e mantelbardhëve në shtetin fqinj.

Raportimi me numrin e mjekëve të vdekur nga Covid-19 u bë nga Fnomceo, Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekut, e cila në mban listën e personelit në vijën e parë të betejës, të prekur dhe të ndarë nga jeta.

Deri më tani në Itali, numri total i viktimave ka shkuar në 80589, ndërsa i viktimave në 8215. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE