Transmetuar më 27-03-2020, 10:23

Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shpik një mënyrë të re se si do takohen njerëzit tani e tutje.

Për shkak të koronavirusit, Xhaçka ka praktikuar një mënyrë të re takimi, duke shmangur shtrëngimin e duarve.

Ajo ka publikuar një fotografi ku takohet me një vogëlushe me bërryla, një mënyrë tërësisht e re takimi.

“Mirëmëngjes! Bashkë do ia dalim”, shkrua Xhaçka, e cila njëlloj si të rinjtë në rrjetet sociale praktikon takime të stileve të fundit.

Xhaçka është e ngarkuara e qeverisë për shpërndarjen e ndihmave në këto ditë të emergjencës prej koronavirusit. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE