Transmetuar më 27-03-2020, 10:00

Mëngjesin e sotëm u shënua viktima e tetë në vend, duke mos i mbijetuar dot komplikimeve prej koronavirusit, ndërsa goditja fatale iu dha nga një infarkt.

Ndërkohë në orët e vona të mbrëmjes së enjtes gjeti vdekjen një një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila kishte mbërritur gjatë pasdites në spitalin Infektiv, në gjendje të rëndë.

Po kush janë viktimat që humbën jetën nga Covid-19 dhe kur u shënua vdekja e parë?

Gjithçka nisi në 11 mars, kur ndërroi jetë jetë një 73-vjeçare nga Durrësi, e cila ishte pacientja e parë që gjeti vdekjen nga Covid-19.

Më pas në 18 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Lushnja dhe në 22 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Kuçova.

Ndërkohë që nga ajo ditë e më tej, çdo ditë është shënuar nga një i vdekur.

Më 23 mars gjeti vdekjen një 43-vjeçar nga Kavaja, në 24 mars një 49-vjeçar nga Tirana, në 25 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Tirana, në 26 mars ndërroi e moshuara 85-vjeçare nga Tirana dhe mëngjesin e kësaj të premteje gjeti vdekjen një burrë 66 vjeç nag Fieri.

Rasti i fundit ishte konfirmuar me COVID-19, i cili siç njofton Ministria e Shëndetësisë, pësoi vdekje të papritur, infarkt, mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv.

66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të stafit mjekësor, pacienti i cili vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë.

Në total deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht si të infektuar 174 persona. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE