Transmetuar më 27-03-2020, 09:12

Shënohet viktima e tetë në vend, ku një burrë nga Fieri ka gjetur vdekjen teksa ishte i shtruar në spitalin Infektiv.

Bëhet fjalë për një 66-vjeçar, i cili ishte konfirmuar me COVID-19, i cili siç njofton Ministria e Shëndetësisë, pësoi vdekje të papritur, infarkt, mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv.

66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të stafit mjekësor, pacienti i cili vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë.

Sakaq gjatë mbrëmjes së të enjtes ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila kishte mbërritur gjatë pasdites në spitalin Infektiv, në gjendje të rëndë.

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

Deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht si të infektuar 174 persona. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE