Transmetuar më 27-03-2020, 00:36

Dramatike dhe në kufijtë e katastrofës situata në Spanjë duke tejkaluar orët e fundit edhe shifrat e tmerrshme të Italisë. Këtë të enjte u regjistruan 718 të vdekur. Kjo e çon në 4365 numrin e të vdekurve në pak ditë.

Sakaq vetëm sot u shënuan 8271 të prekur të tjerë nga koronavirusi duke e çuar në 57,786 numrin e përgjithshëm.

Raportohet se 3166 shtetas në Spanjë janë në luftë me vdekjen.

Italia sot po ashtu kishte shifra të rënda me 712 të vdekur dhe 6203 të infektuar. /noa.al/