Transmetuar më 26-03-2020, 21:53

Një ilaç që përdoret për të trajtuar hepatitin C ka dalë efektiv tek pacientët me koronavirus. Kjo sjell shpresë në këto ditë kur studies të shumtë po punojnë fort për të sjellë një vaksinë ose kurë ndaj pandemisë që ka prekur të gjithë botën.

Ilaçi ‘danoprevir’, i shitur si Ganovo është kombinuar me ilaçin ndaj HIV, ‘ritonavir’ dhe i është dhënë 11 pacientëve me simptoma të lehta.

Shkencëtarët zbuluan se ishte i sigurt dhe nuk shkaktoi efekte anësore duke u konsideruar si një opsion premtues për trajtim, raporton Mail Online.

Nëse mjekët vendosin të bëjnë prova, mund të jetë një prej ilaçeve ekzistuese që përdoret për të trajtuar pacientët e infektuar.

Por ekspertët kanë paralajmëruar që të mos bëhen gjykime në një kohë kur studiuesit janë të dëshpëruar për të gjetur një zgjidhje. Paralahmërimi erdhi pasi një person e quajti studimin jo të besueshëm.

Disa ilaçe të tjera që konsiderohen efektive për koronavirusin janë ilaçi ndaj HIV, ilaçi për artritin lupus ose reumatoid dhe një që është krijuar për të luftuar Ebolën./a.m/noa.al