Transmetuar më 26-03-2020, 21:14

Ushtria ruse ka arritur në Bergamo për të ndihmuar në përballimin e situatës së koronavirusit.

Në këtë qytet, situata është tepër kritike ku numri i viktimave rritet çdo ditë e më shumë.

Ndërkohë, ka arritur edhe personeli mjekësor që do të jetë në frontin e parë të luftës ndaj Covid-19.

Bergamo është qytet në rajonin e Lombardisë ku në 24 orët e fundit u konfirmuan 2.543 të infektuar dhe 387 viktima.

Italia është shteti më i infektuar anë botë me 80,589 të infektuar, 8,215 viktima dhe 10,361 të shëruar./a.m/noa.al

Shikoni pamjet këtu