Transmetuar më 26-03-2020, 19:38

Pandemia e koronavirusit ka anuluar fluturimet në pjesën më të madhe të botës për të shmangur përhapjen e infeksionit që po merr mijëra jetë cdo ditë.

Organizata që kontrollon trafikun ajror në nivel europian ka bërë krahasimin mes 26 marsit 2019 dhe 24 marsit 2020.

Në imazhin nga Eurocontrol duket qartë ndryshimi brenda një viti dhe ndikimi i izolimit prej koronavirusit.

Pandemia Covid-19 shpërtheu në dhjetor të vitit të kaluar në Wuhan të Kinës, por ka prekur më shumë se 100 shtete të botës.

Në nivel global ka 510,686 të infektuar, 23,079 viktima dhe 122,245 të shëruar plotësisht. Ende po punohet për krijimin e vaksinës apo ilacit që kuron koronavirusin./a.m/noa.al

Të nderuar lexues. Ky lajm vjen për publikun shqiptar në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes agjencisë kombëtare të lajmeve NOA dhe agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos, realizuar më 27.02.2020