Transmetuar më 26-03-2020, 19:24

Pandemia e koronavirusit ka izoluar të gjithë botën derisa të gjendet një trajtim për të kuruar infeksionin që po përhapet me shpejtësi.

Një zyrtare e shëndetësisë në Britani deklaroi se izolimi mund të zgjasë edhe 6 muaj të tjerë për të shmangur rikthimin e koronavirusit.

Zëvendës shefja e mjekësisë Jenny Harries, tha se disa nga masat dramatike të vendosura këtë javë mund të zgjasin deri në shtator.

Kjo vjen pasi një nga këshilltarët kryesorë të qeverisë pranoi tha se kulmi i koronavirusit mund të kalojë deri në Pashkë.

Profesori Neil Ferguson bëri të qartë se nëse bllokimi aktual në mbarë vendin do të funksionojë, atëherë numri i pacientëve në kujdesin intensiv do të arrijë kulmin brenda dy ose tre javësh.

Siç raporton Daily Mail, Jenny Harries shpreson se më e keqja e pandemisë të përfundojë deri për Pashkë. Kjo tregon se Britania mund të ketë ditët më të errëta në dy javët e fundit dhe do e shohë dritën në fund të tunelit pas përfundimit të sezonit veror.

Deri tani, Britani ka 9,849 të infektuar, nga të cilët 477 kanë ndërruar jetë./a.m/noa.al