Transmetuar më 26-03-2020, 19:00

Situata e paprecedentë me koronavirusin që ka përfshirë Shqipërinë ashtu si mbarë botën, bën që të shtyhen edhe zgjedhjet në universitete. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka vendosur të shtyjë për më 11 maj 2020 regjistrimin e kandidatëve dhe nisjen e fushatës zgjedhore dhe për më 12 qershor 2020 zhvillimin e procesit zgjedhor.

Në fillim të këtij viti, kjo ministri kishte vendosur që më 9 prill të niste fushata dhe më 8 maj universitetet të zgjidhnin drejtuesit e rinj.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë thirrje që kandidatët të jenë me integritet të lartë akademik, ndaj kërkoi nga këshillat e etikës që të kryejnë kontroll të titujve akademikë dhe gradave shkencore. /noa.al/