Transmetuar më 26-03-2020, 19:04

Pyetje: Kosova po kalon krize te madhe politike, qeveria u rrezua me ngut, pas 50 dite, pa pasur kohe te behet bilanc apo vleresim i punes te saj. Çfare mendimi keni per kete“?

Pergjigje: Ashtu si po ecnin zhvilimet, rrezimi i qeverise Kurti ishte i pritshem, ishte vetem ceshtja sa shpejt. Per punet qe ajo ka mundur ose nuk ka mundur te beje per kaq dite, mire apo jo aq mire, nuk jam ne gjendje te gjykoj. Ajo qe mund te them eshte se gjendja ne Kosove eshte mjaft e rende, koha kur po ndodhin let zhvillime e perkeqeson edhe me teper gjendjen. Per mua, ky rrezim deshmon sesa „rendesi“ ka rezultati i zgjedhjeve demokratike! Ne keto 40 vjet, fjala me e shumeperdorur, e keqperdorur, e mbivleresuar, e nenvleresuar, e sterdegjuar si justifikim „demokraci“.

Gjithçka duket se behet “vetem ne emer te saj“!  Ashtu si gjera te tjera te ngjashme, bile edhe te renda, qe kane ndodhur vitet e fundit, ajo tregon bindshem se kur nuk bindesh te qendrosh ne linjen qe te them dhe dua une, behen akrobaci “demokratike”, luhet me shume porta njeheresh dhe hiqen pengesat, pavaresisht pasojave. Politike si ne kohen e “cowboys” te perendimit te Amerikes dikur. Naivet vetem mundet qe nuk e kuptojne, disa bejne sikur nuk kuptojne.

Pyetje: Çfare mendoni per ate qe flitet se prapa saj mund te jene ceshtje qe lidhen me te ashtu-quajturen nje mareveshje per shkembim territoresh, heqje takse apo nje marreveshje eknomike?

Kam degjuar per kete. Lufta e madhe politike 10-vjecare qe çoi ne bombardimin e Serbise, largimin e saj dhe çlirimin e Kosoves u be, se pari, pasi u ezauruan te gjithe mjetet politiko-diplomatike dhe, se dyti, nuk u be qe te ndryshoheshin kufijte e Kosoves me vone. Presidenti Ahtisari qe kryesoi bisedimet, ne asnje rast gjate negociatave, nuk e diskutoi ate çeshtje. Ne fund te punes, e gjithe paketa qe mban emrin e tij nuk ben fjale, ne asnje rast, as si mundesi, per ndryshim kufijsh, apo shkembim territoresh! Paketa e trajton Kosoven sic ishte, ne kufijte e njohur dhe te sanksionuar te saj, si nje entitet kompakt, me territor te qarte. Po te kishte qene „shkembimi“ i territoreve opcion i mire dhe i drejte, ai do ishte konsideruar qe ne ate kohe nga Ahtisari! Ajo gje nuk u prek dhe nuk u be. U mendua mire, ne menyre korrekte dhe te qarte, qe atehere, se pasojat, turbullite, do ishin shume te paparashikuara, te medha, kudo ne rajon.

Ate marreveshje pakete e pershendeten dhe e mbeshteten te gjithe si arritja me e mire dhe kerkuan zbatinin e saj. Vetem ne Serbi, ne kokat e disave, ndonje pasuesi i asaj linje te vjeter Milosheviciane, sic duket qarte, kjo nuk u ka pelqyer. Dhe ata nisen me ngut punen per ta shbere ate fill pas menshkrimit te marreveshjes. Nuk kane lene gur pa levizur, dhe vazhdojne ende, per te arritur kete qellim. Dhe super ironia dhe hipokrizia eshte se sot ata buzeqeshin, pritet ne kancelari, shihen si bashkepunues, etj., por jo si shkaktaret e vrasjes te rreth 300 mije veteve dhe te kater lutfrave te pergjakeshme ne Ballkan, vetem dy dekada me pare. Kujtese e shkurter, jo rastesisht.

Pyetje: Ka mjaft zera qe e lidhin situaten e tanishme te krizes etj., me synimet dhe punen e adminsitrates aktuale amerikane. Si e shikoni kete pune?

Nuk eshte per t’u habitur nese ka presion sot nga administrata amerikane. Ata njihen per inkonsekuenca ne politiken e jashtme dhe vetem per ndjekje interesash. Harrohet se edhe te tjeret nuk kane te drejte te kene interesa, ashtu si i shohin, si i analizojne dhe i gjykojne ato? Per kete ceshtje, duhet pare nen rrogoz nje kombinim elementesh – zgjedhjet kete vit ne ate vend, kerkohet doemos nje sukses pas deshtimit me Korene e Veriut, nje lloj mini-suksesi, nese mund te quhet keshtu, i marreveshjes me talibanet e Afganistanit, lobimet e forta serbe kudo, edhe ne vete ate vend mik dhe institucionet e tij, gjeopolitika e madhe lidhur me Rusine, etj., por nuk po zgjatem.

Me e lehte, me e mundeshme per sukses, tani dhe shpejt, eshte presioni mbi shqiptaret per marreveshje me serbet, cilido qofte karakteri i saj dhe çfare do sjelle ajo. Mjafton qe ajo te behet tani, keto muaj, dhe te reklamohet si sukses i madh i adminsitrates aty ku Europa perseri deshton! Shqiptaret jane ata qe binden ose detyrohen me lehtesi, sepse ata nuk dine, nuk kuptojne, se ne i çliruam, i beme me shtet, etj.! Kjo eshte e vertete, por nuk duhet kapercyer caku. A nuk ka ardhur koha te çlirohemi nga ngarkesat emotive dhe te negociojme? Peshat e renda te Europes nuk jane aspak dakord me kete linje, dhe as me rrezimin e qeverise tani, ne keto kohera. Perse shqiptaret duhet te jene dakord me akrobacira te tilla, pasiguria per te cilat eshte tejet e madhe!

Pyetje: Eshte folur per nevojen e partneritetit, reciprocitetit, etj., si e shikoni kete gje ne kuader te ketyre ngrethimeve?

Pergjigje: Marredheniet ndershteterore jane se pari marredhenie politike, diplomatike dhe nga keto kakohet me pas tek ato ekonomike, kulturore, etj. Kjo kerkon dhe behet vetem ne partneritet dhe reciprocitet te qarte, te plote, pa akuivok. Nese nuk eshte ky partneritet, rciprocitet, ulja ne tryeze behet teper e sforcuar. Ajo nuk behet as ne partneritet dhe as ne reciprocitet. Njera pale dominon tjetren, njera pale eshte shtet, tjetra pale mbetet joshtet, krahine, ashtu sic thote kushtetuta serbe. Kujtoj mendimin ligjor te Komisionit Badinterit te OKB-se kur u shperbe ish-Jugosllavia. Mendsimi Ligjor nr 8 i Komisionit Badinter thote shprehimisht se “Republika Socialiste Federative e Jugosllavise ka pushuar se egzistuari”… Dihet boterisht se kur nje shtet pushon se egzistuari, se bashku me te pushojne se egzistuari edhe te gjithe instrumentat dhe mekanizmat qe e mbajne ate ne kembe. Keshtu ka pushuar se egzistuari plotesisht edhe kushtetuta e vitit 1974. Pjeseza te vecanta te saj nuk mund te mbahen gjalle vetem se keshtu e do dhe pretendon Serbia dhe Rusia! Kur bie kushtetuta e nje vendi nuk mbetet me asnje hallke, asnj cengel, ku mund te varesh kete apo ate pjeseze te vecante pasi e gjithe ngrehina ka rene, me gjithe pjesezat e saj.

Pyetje: Eshte degjuar se presionet perfshijne ngrirje te fondeve ndihme, terheqje trupash ushtarake, mund te ndodhe kjo ashtu si degjohet?

Pergjigje: Nese behet presion se duhet te ecet ne kete drejtim, mund te thuhet ne bisedime, bute por me shume theks, me emfaze, se kjo nuk mund te behet. Presionet qe permendni per terheqje apo ngrirje  fondesh ndihme, ose te trupave ushtarake, per mua jane thjeshte ashtu si jane, vetem presione. Edhe nese behen pjeserisht, ato sifurisht do rikthehen. Nuk duhet harruar se investime ushtarake dhe te sigurise ne Kosove, ndoshta disa miliardesh, ne ate qe duhet te jete baza me e madhe jashte NATO-s pas bazave ne Vjetnam, nuk jane bere dhe nuk vijojne te behen per Kosoven, ose per Kosove vetem, dhe qe te\ terhiqen neser. Ato aty do mbeten, pavaresisht retorikes sot, pasi keshtu ia kerkon interesi dhe situata. Kjo nuk do te ndodhe, per mua nuk duhet pasur frike se mund te ndodhe. Gjeopolika dhe interesat e medha gjeostrategjike dhe te sigurise  qe kane sjelle te medhenjte aty nuk cojne uje ne tereheqje.

Pyetje: Te kthehemi ku e filluam kete interviste, nje marreveshje e tille potenciale per shkembim territoresh si do te komentohej nga ju?

Pergjigje: Nese ka nje marreveshje,  pothuaj te gatshme per firme, per shkembim territoresh, sic po flitet apo nenkuptohet se paska, dhe nese inkurajohet ajo, gjykoj se jemi para nje dickaje teper serioze, teper te komplikuar politikisht, me pasoja te paparashikueshme ne dhe pertej Kosoves. Ajo marreveshje potenciale, perseri nese egziston, sipas mendimit tim, nuk duhet te perfundohet, nuk duhet te firmoset. Integriteti territorial i nje vendi eshte ceshtje shume madhore kombetare. Asnje vend nuk luan me te, dhe nuk lejon te tjeret te luajne. Nese egziston, qofte edhe si draft, ajo duhet hedhur medoemos ne referendum popullor. Une kete e kam thene edhe me pare ne nje shkrim tek ju. Le te shprehet populli i Kosoves nese eshte ose nuk eshte dakord me te. Nuk eshte ceshtje as e Thacit as e ndonje apo disa drejtuesve te dy-tre partive politike. Ceshtja paresore, themelore, eshte njohja politike e Kosoves nga Serbia, ashtu sic eshte ajo, me dhe ne kufijte e saj te plote! Ketu eshte pikeniskja per gjithecka. Kjo ceshtje nuk duhet te jete e zevendesueshme, as perkohesisht, me akrobaci apo nisma nga cilido per marreveshje te vockela ekonomike. Fytyra nuk fshihet pas gishtit, patriotizmi folklorik nuk eshte “internacionalizmem”. Larg prej saj, ajo kohe ka ikur.

Pyetje: Shkurt, nese vijohet si po ecet tani, nese nuk ndryshon rrjedha, cfare skenari shihni?

Pergjigje: Si e shoh une se ku mund te çoje zbatimi i mundesise te shkembimit te territoreve, veshtire ta them, sepse nuk mund te bej parashikime profetike. Por me duket se gradualisht Kosova mund te rreshqase drejt situates ku ka qene dikur. Asaj mund t’i merren copat me te begata, me vlere dhe me çka do i mbetet, le te beje ç’te doje me pas. Kosova mund te mos kete me rendesi, do jete pa vlere si shtet; nese do ecet ne vijim drejt nje bashkimi me Shqiperise, edhe pse ndoshta Shqiperia nuk do te doje, ajo do lihet ne kete rruge, le ta beje, nuk ka me rendesi, ose mund te kthehet aty ky thote kushtetuta serbe edhe sot.

Gjithçka mund te ndodhe, dhe ne nje periudhe kohore jo shume te gjate. Kjo eshte nje hisotri dhe nje qellim i vjeter, sot i veshur me petka te reja, ne dukje paqesore, internacionaliste, largpamese, por dikush arrin qellimn, dikush tjeter humbet, dhe me paqe! Shenoj se askush, asnje shtet normal, nuk toleron gjera te tilla, nuk i lejon, nuk i ben ato. Perkundrazi. Nese ndodh, zor shume se do behet perseri mire edhe per 100 vjet te tjera!