Transmetuar më 26-03-2020, 18:16

Duhanpirësit janë të rrezikuar që të preken nga koronavirusi, thotë një studim i ri. Akademikët kinezë zbuluan se ¼ e pacientëve të infektuar që kishin nevojë për frymëmarrje të drejtuar ose ndërruan jetë, ishin duhanpirës, raporton Brinkwire.

Nga ana tjetër, vetëm 11% e pacientëve me simptoma të lehta si kollitja dhe temperatura ishin duhahpirës.

Një tjetër studim nga ekspertët në Wuhan, vendi ku filloi pandemia, zbuluan se sëmundja përhapej më shpejt tek duhanpirësit.

Një grup ekspertësh pranuan se të dhënat bazohen kryesisht në supozime dhe kërkuan gjykime të mëtejshme për të sqaruar rrezikun. Pirja e duhanit njihet si faktor për zhvillimin e kancerit pasi dëmton rëndë mushkëritë dhe rrit rrezikun e infeksioneve të tjera të frymëmarrjes, siç është gripi.

Studiuesit në Spitalin Zhongnan të Universitetit Wuhan dolën në përfundimin se vetëm 1.4 përqind e 140 pacientëve të shtruar në spital ishin duhanpirës.

Ya-dong Gao dhe kolegët floën për revistën ‘Alergy’ ku sqaruan se ende nuk është e qartë lidhja mes duhanpirjes dhe infeksionit të koronavirusit.

Por pranuan se infeksioni i njohur si SARS ‐ CoV -2 mund të sjellë simptoma të rënda tek duhanpirësit. Sa i përket sëmundjeve kronike si astma dhe çrregullimi pulmonar obstruktiv kronik (COPD), studimi thotë nuk janë faktorë rreziku për kapjen e infeksionit.

Rezultatet treguan gjithashtu se hipertensioni ishte faktor i rëndësishëm pasi 30 përqind e pacientëve që kishin tension të lartë./a.m/noa.al