Transmetuar më 26-03-2020, 17:10

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj e nisi vitin 2020 duke e treguar publikisht personin që i ka rrëmbyer zemrën.

Ajo foli për historinë e dashurisë me ish-deputetin Mark Frroku që u përfol gjatë në faqet rozë. Nga martesa e mëparshme, Rudina gëzon një vajzë. Të dyja kanë filluar jetesën me Frrokun, por nuk mungojnë takimet e vogëlushes me babain e saj.

Rudina Dembacaj ka treguar publikisht se si u ndje vajza në shtëpinë e re. Në një komunikim virtual me ndjekësit në Instagram thotë se Viktoria e pati shumë të thjeshtë.

“Vikit i kisha thënë më përpara. E priti shumë mirë. Unë kisha shumë merak, 1 muaj gati nuk fjeta, por Viki eksploronte çdo cep me shumë dëshirë”, shkroi Rudina./a.m/noa.al