Transmetuar më 26-03-2020, 16:53

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi zhvilloi sot një bisedë me kryedemokratin Lulzim Basha për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Në një status në Twitter, Varhelyi tha se folën për rëndësinë që ka vazhdimi i reformave për celjen e negociatave në mënyrë që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian.

Komisioneri theksoi se BE po qëndron pranë vendit tonë në luftën ndaj virusit Covid-19.

“Si pjesë e qasjes sime të vazhdueshme, sot bisedova me liderin e PD në Shqipëri Lulzim Bashën, për rëndësinë që ka për Shqipërinë hapja e negociatave me BE-në.

Ne ramë dakord që reformat duhet të vazhdojnë. BE qëndron përkrah Shqipërisë për rindërtimin dhe në luftën e vazhdueshme ndaj koronavirusit”, thuhet në reagimin e komisionerit për Zgjerim Varhelyi./a.m/noa.al