Transmetuar më 26-03-2020, 16:08

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka publikuar së fundmi një material që përmban modele  testesh dhe skema vlerësimi për provimet kombëtare të arsimit bazë (PKAB) në gjuhët e huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht).

Në thelb, ky material u shërben mësuesve, specialistëve të arsimit, nxënësve dhe të

gjithë të interesuarve në funksion të përmirësimit në arritjen e standardeve

të mësimdhënies dhe të të nxënit në shkollë.

Me qëllim lehtësimin në përdorimin e tij, materiali është ndarë në dy seksione. Seksioni 1 përmban testet e përdorura në PKAB, lëndët e gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës italiane dhe gjuhës gjermane, bashkë me një informacion mbi përmbajtjet e testeve, kompetencat që vlerësohen, pesha që zë çdo kompetencë, llojet e pyetjeve etj.

Ndërsa Seksioni 2 përmban skemat e vlerësimit për testet e përdorura në PKAB, lëndët e gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës italiane dhe gjuhës gjermane.

Përmes këtij publikimi, ku përmblidhen disa teste të Gjuhës së Huaj të përdorura në vitin shkollor 2019 (sesioni I dhe sesioni II) në Provimin Kombëtar të Arsimit Bazë, synohet t’u jepet nxënësve, prindërve, mësuesve dhe të interesuarve të tjerë një mundësi që të familjarizohen me përmbajtjen e testit dhe llojet e pyetjeve që përdoren në të.

MODELET E PUBLIKUARA NGA MINISTRJA I GJENI KËTU