Transmetuar më 26-03-2020, 15:44

Pse koronavirusi ka sulmuar më vrullshëm Italinë, krahasuar me fqinjët europianë? Në kërkim të shkaqeve të mundshme ose faktorëve specifikë të rrezikut, Giancarlo Isaia, profesor i Geriatria dhe kryetar i Akademisë së Mjekësisë së Torinos dhe Enzo Medico, Profesor i Histologjisë në Universitetin e Torinos, janë thelluar në rolin që luan mungesa e vitaminë D, duke ndjekur gjithashtu rekomandimet e fundit nga Shoqata Dietetike Britanike.

Një problem, ai i mungesës së vitaminës D, e cila në Itali prek një pjesë të madhe të popullatës, veçanërisht të moshuarit. Kështu dolën disa të dhëna të cilat, të përmbledhura në një dokument u paraqitën para anëtarëve të Akademisë së Mjekësisë së Torinos.

Autorët përfundojnë duke u sugjeruar mjekëve, “në bashkëpunim me masat e njohura të parandalimit të përgjithshëm, duhen siguruar nivelet e duhura të vitaminës D në popullatë, por mbi të gjitha në ata që janë tashmë të infektuar, tek të afërmit e tyre, personelit të kujdesit shëndetësor, tek të moshuarit e dobët, personat në qendrat sociale dhe gjithë ata që për arsye të ndryshme nuk e ekspozojnë veten si duhet në rrezet e diellit".

Sipas studiuesve kjo vërtetohet edhe në faktin se pacientët e shtruar për Covid-19 në Torino këto ditë, kanë mungesë të theksuar të vitaminës D.

Për më tepër sugjerojnë autorët, injektimi intravenoz i vitaminës D tek pacientët me koronavirus, mund të luajë rol të rëndësishëm në procesin e frymëmarrjes.

Këto indikacione rrjedhin nga prova të shumta shkencore që kanë provuar: një rol aktiv të vitaminës D në modulimin e sistemit imunitar; dhe shoqërimin e mungesës së vitaminës D me patologji të shumta kronike, por edhe se vitamina D, ul rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes me origjinë virale, përfshirë ato nga koronavirusi.

“Vitamina D, ka rol kyç për të luftuar dëmtimin e mushkërive nga hiperinflamacioni”, sqarojnë autorët. Atëherë çfarë duhet bërë? Sugjerohet ekspozimi sa më gjatë në rrezet e diellit në ballkone, tarraca për të marrë sa më shumë vitaminë D natyrore.

Italia, theksojnë ekspertët, është një nga vendet europiane, së bashku me Spanjën dhe Greqinë, me përhapjen më të lartë të mungesës së vitaminës D.

Kjo pasi në Evropën Veriore prevalenca është më e ulët për shkak të zakonit antik të shtimit të ushqimeve të konsumuara zakonisht (qumështi, djathi, kosi etj.,) me shtesë artificiale të vitaminës D.

Në mbyllje një vale infeksioni nga Covid-19 në Piemonte në një manastir murgeshash të izoluara, i qëndron idesë se personat me mungesë të vitaminës D, shton rrezikun e infeksioneve virale. /a.y/noa.al

Të nderuar lexues.

Ky lajm vjen për publikun shqiptar në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes agjencisë kombëtare të lajmeve NOA dhe agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos, realizuar më 27.02.2020

PËRDITËSIM LIVE