Transmetuar më 26-03-2020, 15:43

Një infermier që punonte në spitalin ‘Mount Sinai’ në Nju Jork ndërroi jetë nga koronavirusi pas mësoi se u infektua rreth 2 javë më parë.

Kious Kelly ishte 48 vjeç dhe ndërroi jetë të martën në Manhattan. Siç raporton New York Post, veshjet speciale ishin në sasi të limituar dhe disa infermierë duhet të përdornin qese plehrash për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Disa infermierë kanë publikuar fotografitë ku duken se si i përdorin qeset e zeza të plehrave.

Motra e Kious konfirmoi se infermieri kishte ndërruar jetë, duke treguar bisedën e fundit që pati me të.

‘Ai më tha që kishte koronavirus. Ishte në kujdes intensiv por mendonte se ishte mirë. Nuk e mendonte sa serioze ishte’, tha Marya Sherron.

Ende nuk është zbuluar se si u infektua me koronavirus.

‘Ne jemi të trishtuar nga vdekja e një prej anëtarëve të dashur të stafit të infermierëve’, tha Renatt Brodsky, një përfaqësues për sistemin shëndetësor në spitalin Mount Sinai./a.m/noa.al