Transmetuar më 26-03-2020, 15:28

Teksa mezi merr frymë dhe flet, Andy Hardwick s’e mban dot kokën drejt në videon ku shpjegon simptomat e koronavirusit. 51-vjeçari ishte i shëndetshëm dhe shkonte në palestër të paktën tre herë në javë.

Herë pas here, vuante nga astma. Por Covid-19 e rëndoi shumë. Miqtë dhe familjarët e nxitën të bëjë një video për t’u treguar të tjerëve sa serioze është sëmundja.

“Më dhemb shpina, kurrizi, qafa. Nuk dua të flas, më merret fryma nëse lëviz dhe nuk dua të ngre kokën nga jastëku,” shpjegon Hardëick në videon që është shpërndarë më shumë se 37 mijë herë në Facebook, shkruan The Guardian.

“Të kap me valë, herë pas here ndihem mirë, pastaj kthehet sërish… Është dhimbje e tmerrshme. S’kam përjetuar kurrë diçka të tillë. S’do t’ia uroja as hasmit. Simptoma e parë që përjetova ishte një kollë shumë e thatë që më shkaktoi gërvishje në fyt. Pastaj fillova të ndihesha çdo ditë e më keq dhe m’u ngushtuan mushkëritë.

Në fillim, nuk pata temperaturë dhe u shtriva me shpresën se simptomat do kalonin. Disa orë më vonë u zgjova me temperaturë të lartë dhe me vështirësi në frymëmarrje. Djersija, por kisha ftohtë. S’zija dot ngrohtë dhe kisha etje të pashuar. Paracetamoli më ndihmoi me temperaturën, por pompa e astmës nuk pati efekt në frymëmarrje”, rrëfen ai.

Hardwick, babai i dy fëmjëve nga Essex e mbyll videon duke nxitur të tjerët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten./b.l/noa.al/